Të qenurit personazh publik vijnë me peshën e të ndarit me kujdes të opinioneve, qëndrimeve apo edhe postimeve në rrjetet sociale. Të famshmit janë preja më e lehtë e fotove e videove me përmbajtje gazmore apo ‘meme’-ve, por jo të gjithë reagojnë njësoj ndaj tyre. Shembullin më konkret e japin Silva Gunbardhi dhe Dafi, të ftuarit e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Silva, si sportive dhe energjike i sheh si një mjet publiciteti, ndërsa Dafit edhe mund “t’i ngrihen nervat” ndopak.
Silva Gunbardhi: Unë mundohem që të kem kujdes dhe të jem e vërtetë në të njëjtën kohë. Tani përderisa ‘meme’-t ekzistojnë, janë të forta që ekzistojnë, çdo gjë e fortë ekziston. Është pjesë e realitetit. Unë kam krijuar imunitet. Bëra 20 vite në këtë punë. Nuk më bëjnë përshtypje fare.
Aldo: Dafi, me nerva?
Dafi: Jo, unë jam pak më i rezervuar të them të drejtën.
Aldo: Më i rezervuar e tha me edukatë se s’do të thotë që më hipin nervat.
Dafi: Edhe më hipin nervat të them të drejtën, por varet se si është. Prapë, kur vjen puna te ‘meme’-t, një njeri që merr vetëm ‘meme’-n për bazë, janë ca njerëz që marrin vetëm meme-n, nuk më intereson fare mendimi i tyre se një njeri i zgjuar futet e shikon vetë intervistën dhe gjykon ngjarjen.
Aldo: Por këto meme-t të ndalojnë, të pengojnë paksa sepse do, s’do ti të shkon mendja aty, apo jo?
Silva Gunbardhi: Po, po normale. Jeta jonë është e lidhur me këto rrjetet sociale, meme-t e të gjitha. Unë mundohem të shoh anën pozitive të gjërave. Janë publicitet. I shoh, “reklamë më bëri”./tvklan.al