PD kërkoi zgjatjen e afatit të regjistrimit të diasporës minimumi deri më 9 Mars. Berisha akuzoi Kryeministrin Rama që sipas tij refuzoi zgjatjen e regjistrimit për diasporën.
“Refuzimi kategorik i Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij, Damian Gjiknuri dëshmon frikën dhe tmerrin që i ka kapur ata dhe partinë e tyre të krimit nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendi”, tha Sali Berisha.
Lideri demokrat konfirmoi se i kishte dhënë aleatëve 8 vende të sigurta për deputetë.
“Në këtë koalicion vërtetë Partia Demokratike ka dhënë 8 vende në listat e mbyllura të garantuara, por demokratet dhe demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë herë edhe 1/3-tën e elektoratit shqiptar”, tha Berisha.
Berisha paralajmëroi lajme të reja përtej Oqeanit për Kryeministrin Rama.
“Kur i thashë a të ka ardh ndonjë mesazh, nuk kisha parasysh vizën, kisha parasysh Charles McGonigalin. Nuk tha jo, nuk tha jo, ç’ka do të thotë që një hosten e ka marrë atë sepse ai shkallmim publik i tij nuk ka shkak tjetër”, tha kryedemokrati Berisha.
Klan News