Ky është momenti kur një fëmijë i mitur dhunohet nga edukatorja e tij në ambientet e një kopshti privat në zonën e Astirit në Tiranë. Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit, ku siç mund të shihet, ngjarja ndodh në prezencë të fëmijëve të tjerë.

Fillimisht edukatorja 46-vjeçare, tashmë e identifikuar nga policia me inicialet R.G, shfaqet teksa i bën foto të miturit.

Më pas ajo afrohet pranë tij dhe e godet me shpullë në fytyrë. I mituri shihet se më pas qëndron i trembur.

46-vjeçarja është denoncuar në polici nga babai i një tjetër fëmije, vetëm 3 vjeç, i dhunuar nga e njëjta edukatore. Ka qenë djali i tij që i ka rrëfyer dhunën dhe me hapjen e kamerave të sigurisë u konstatuan edhe rastet e tjera. 

Menjëherë pas këtij kallëzimi, policia ka shkuar për të marrë në pyetje edukatoren e kopshtit, por ajo nuk është gjendur. Në këto kushte uniformat blu e kanë shpallur atë në kërkim.

Tv Klan