Studimi: Fëmijëria e gjatë ndikon në krijimin e inteligjencës
Fëmijëria e gjatë është sekreti i inteligjencës së njeriut, ajo çka e dallon nga kafshët. Kjo kohë është vendimtare për zhvillimin e trurit edhe në përmasa shumë të mëdha.
Për të arritur në këtë konkluzion, grupi i kërkuesve të Universitetit të Zyrihut ka studiuar për 7 vjet aftësitë e 128 majmunëve të 36 llojeve të ndryshëm, që janë ndjekur që nga lindja e deri në moshë adulte.
Veçantia e njeriut është përdorimi i duarve dhe studiuesit janë fokusuar në vëzhgimin e përdorimit të tyre dhe aftësitë që zhvillohen tek kafshët, në këtë rast majmunët.
Pothuajse të gjithë kanë patur të njëjtën trajektore të aftësive për t’i përdorur, por specie që kanë tru më të madh si shimpanzetë e gorillat arrijnë më herët rezultatet dhe kanë aftësi manuale më të rafinuara në krahasim me majmunët e tjerë që kanë tru më të vogël.
Pra zotësia e përdorimit të duarve është tregues i kapacitetit të trurit dhe zhvillimit dhe zgjatja e kohës së fëmijërisë ndikon thellësisht në këtë zhvillim. Dhe kjo është veçantia që karakterizon specien tonë sipas studiuesve, që kërkimin e kanë publikuar në revistën ndërkombëtare Science Advances.
Klan Plus