Një gropë e skeleteve njerëzore e gjetur në Somerset tregon prova të një masakre brutale dhe kanibalizmi. Një analizë e fundit e më shumë se 3 mijë kockave të gjetura në fillimet e viteve 1970, ka zbuluar atë që akademikët dhe shkencëtarët e quajnë si ana më e errët e parahistorisë njerëzore.
Sipas studimit rreth 37 burra, gra mes tyre dhe fëmijë u vranë dhe më pas u copëtuan në mënyrë sistematike. Disa prej tyre më pas dhe u hëngrën.

Mbetjet kockore, të cilat më shumë se gjysma u përkisnim fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve kanë shenja të prerjeve të mëdha. Skeletet e trupave u hodhën në një gropë më shumë se 15 metra të thellë, ku u gjetën më shumë se një mijëvjeçar më vonë.
Ka gjithashtu prova të njerëzve me kafka të thyera, zgavra të gjoksit të hapur, krahë e këmbë të prera, prerje koke dhe më shumë. Gjetjet janë një dëshmi e dhunës ekstreme në prehistorinë britanike. Besohet se dhuna ka ndodhur ndoshta gjatë një periudhe të vetme, midis 2210 para Krishtit dhe 2020 para Krishtit.

Studimi hedh hipotezën se incidente të tilla mund të kenë qenë pjesë e një cikli hakmarrjeje brenda ose midis komuniteteve të Epokës së Bronzit të hershëm dhe si të tilla mund të ketë pasur ngjarje të mëparshme me pasoja të dhunshme./tvklan.al