Gjenerata Z, sipas ekspertëve është më pak e prirur drejt pijeve alkoolike. Një studim nga Insittuti Kombëtar i Abuzimit me Alkoolin në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se vitet e fundit është rritur konsumi i alkoolit, por ajo që është interesante është se gjenerata Z i preferon më pak se të tjerët pijet alkoolike. Pra, personat e lindur nga 1997-a deri në vitin 2012! Sipas Institutit, ky brez është më pak i prirur drejt alkoolit, edhe në periudha festash.

Nuk ka një arsye të qartë për këtë fenomen te Gen Z, megjithatë ekspertët kanë parashtruar disa faktorë:

Përpos disa kufizimeve ligjore, përshembull fakti që minimalisht duhet të jesh mbi 18 vjeç që të konsumosh alkool, ka ndryshuar edhe perceptimi i shoqërisë ndaj atyre që pijnë. Një mjeke e specializuar në këtë fushë thotë se “dikur pirja e alkoolit konsiderohej simbol pjekurie”, ndërsa sot “pijanecët” shihen me sy më kritik.

Marihuana mund të jetë pjesë e këtij ndryshimi. Përdorimi i drogës, sidomos në vendet e SHBA-së, mund të kenë ndikuar që të rinjtë të mos konsumojnë alkool. Megjithatë është e paqartë nëse Gjenerata Z ka përgjithësisht preferencë drogën. Anketa Kombëtare e 2023-it mbi Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin zbuloi se 36.5% e të rriturve të moshës 18 deri në 25 vjeç konsumuan marihuanë brenda një viti. Dhe nëse shikoni përdorimin e drogës gjatë gjithë jetës, rreth 1 në 2 të rritur në të njëjtën gamë moshe e kanë provuar marihuanën, të paktën një herë.

Një tjetër faktor kontribues ka të bëjë me ndryshimin e modeleve të socializimit të brezave të rinj. Nëse koha e shpenzuar me miqtë është e pakët, atëherë ulen gjasat për konsumim alkooli. Kjo kohë është ulur nga 30 orë në muaj në 2003-in në 10 orë në muaj në vitin 2020. Kjo rënie vihej re sidomos tek moshat nga 15-24 vjeç.

Ekspertët shtojnë se Gen Z janë më të interesuar për të jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme sesa brezat e kaluar.

/tvklan.al