SHBA-të kanë deklaruar se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës.
“Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në zhbllokimin e arritjeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore. Ne e mbështesin këtë marrëveshje jetike. Ritheksojmë rëndësinë e respektimit të saj si dhe do të punojmë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj”.
Reagimi i Departamentit të Shtetit erdhi pasi kryeministri Hristijan Mickoski në deklarimet e tij publike në Samitin e NATO-s në Washington nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit. Kur u bë kryeministër, Mickoski kishte premtuar se brenda vendit do ta përdorte emrin Maqedoni, ndërsa jashtë Maqedonia e Veriut.
Ndërkaq kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka informuar kolegët e tij, për faktin se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski nuk po e zbaton Marrëveshjen e Prespës, gjë që po e pengon në nisjen e negociatave me BE-në.
Klan News