Dashnor Diko është këngëtar i njohur i viteve të viteve ’90. Ai kënduar disa këngë të njohura si “Weekend” “Telefoni Anonim”, apo më e njohura “Si Banania”.
Ai është i martuar me Etleva Dikon dhe ka dy djem. Bobi është 21 vjeç, ndërsa Xhoni 18 vjec. Djemtë e Dashnor Dikos kanë emrat e muzikantëve të mëdhenj, Bob Marley dhe Xhon Lenon. Djali madh Bobi studion në New York, SHBA, ndërsa Xhoni është në gjimnaz, në vit të fundit.
Të ftuar në programin “Rudina”, ata kanë folur edhe më shumë për marrëdhënien e tyre.
Bobi dhe Xhoni kanë pasion notin, ku prej më shumë se 10 vitesh merren me not. Të dy kanë marrë pjesë në garë të ndryshme kombëtare të notit madje janë vlerësuar dhe me medalje. Ndërsa Xhoni ishte pjesëmarrës dhe në Kampionatin Botëror të Notit në Hungari.
I pyetur nga moderatorja për arsyen e shkëpytjes nga muzika, Diko u përgjigj: Për mua ishte kështu e papritur një ftesë nga njerëzit e familjes sime, për t’i hyrë biznesit. Ishte një variant që doli papritur, normale që ishte diçka e panjohur për mua. E mora këtë iniciativë dhe them se bëra mirë deri diku. Një ndihmë e madhe shumë për mbarëvajtjen e familjes nga ana ekonomike. Por është një fushë që do shumë punë, vëmendje, përkushtim por them se kam bërë mirë./tvklan.al