Dritë në fund të tunelit për David Alaba. Mbrojtësi austriak është grumbulluar nga Real Madrid, pas një viti mungesë.

Alaba ka qenë jashtë nga Dhjetori i vitit 2023, ku pësoi këputje të ligamentit. Si pasojë e kësaj, lojtari iu nënshtrua operacionit, duke qëndruar jashtë për plot një vit.

32-vjeçari është rikthyer në stërvitje prej disa javësh, por nuk ka qenë i grumbulluar për ndeshje, pasi te Reali nuk kanë dashur ta rrezikojnë.

Trajneri Ancelotti ka vendosur ta grumbullojë për takimin në kampionat ndaj Las Palmas. Ky grumbullim vjen pas një viti mungesë, me mbrojtësin që po punon për të rifituar formën maksimale. /tvklan.al