Berat Gjimshiti nuk ka asgjë serioze. Mbrojtësi i Kombëtares, u zëvendësua në minutën e 63-të në takimin ndaj Empolit, ku dhuroi edhe një asist.
32-vjeçari shfaqi probleme dhe e kishte të pamundur për të vazhduar normalisht sfidën. Megjithatë, testet e fundit kanë zbuluar se nuk ka asgjë serioze për lojtarin dhe mund të ketë qenë thjesht një lodhje.
Sipas mediave italiane, Gjimshiti pritet të luajë nga minuta e parë në fundjavë, ku Atalanta përballet me Venezian në kampionat.
Është rikuperuar nga dëmtimi edhe Ardian Ismajli, i cili ishte jashtë për disa javë. Të dy futbollistët pritet të jenë gati për dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin Mars. /tvklan.al