Emri i Alphonso Davies është një nga ata më të përmendurit në merkato.

Mbrojtësit i përfundon kontrata me Bayern Munich më 30 Qershorin e ardhshëm dhe ka disa klube që janë interesuar për shërbimet e tij, mes tyre Barcelona dhe Real Madridi.

Kanadezi i cili së fundmi pati probleme me ligjin, pasi u kap me tejkalim të përdorimit të alkoolit në drejtimin e mjetit, bëri një paraqitje të mirë në Klasiken kundër Borusias të përfunduar 1-1.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport” futbollisti ka përparuar në bisedimet me bavarezët sa i përket një rinovimi të mundshëm.

Lojtari ka ulur kërkesat e tij në lidhje me pagën, e duket se kjo është pritur mirë nga drjetuesit bavarezë që e kanë gati ofertën e re.

Edhe pse ai pëlqehet së tepërmi nga Los Blancos dhe blaugranat, duket se dëshira e 24-vjeçarit është që të vazhdojë të qëndrojë në Munich përtej vitit 2025.

Edhe për gjermanët ky ndryshim konsiderohet mjaft pozitiv, pasi ata do të shikojnë që të mos t’u largohet si futbollist i lirë një lojtar me mjaft potencial për të ardhmen.

Këtë sezon Davies është aktivizuar në 11 takime në Bundesligë, ku ka dhënë edhe një asist.

Klan News