Dean Liço është shfaqur sërish protagonist në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës Idgir, në Ligën e Dytë.
Futbollisti korçar, gjeti sërish rrugën e rrjetës për skuadrën e tij, në barazimin 3-3 në transfertë ndaj Sanliurfaspor.
I futur nga stoli në pjesën e dytë, Liço shënoi një supergol në minutën e 71-të. Pas një lëvizje të bukur në afërsi të zonës, 24-vjeçari lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, për ta ndalur në fundin e rrjetës.
Fantazisti shqiptar i dha avantazhin 3-1 skuadrës së tij, por vendasit ia dolën të barazojnë shifrat me dy gola në fund.
Liço numëron tre gola të shënuar në Ligën e Dytë në Turqi, aty ku u transferua në verë nga skuadra e Skënderbeut. /tvklan.al