Debatet për shuma parash mes babë e bir dyshohet të kenë qenë motivi i krimit të rëndë të ndodhur në Shënavlash të Durrësit. Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, 62 vjeçari Enver Balla ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit (Esmerald Balla) në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete.
Autori dyshohet se e ka hapur me gur fresibël duke krijuar dy dalje nga pas shtëpisë ku për një kohë të gjatë merrte para. Në momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 milionë lekë për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin paratë. Aty ka nisur konflikti mes tyre…
Një ditë më vonë, mëngjesin e 13 Gushtit 2024, 30 vjeçari e ka qëlluar me armë zjarri të atin tek stani i tyre. Më pas kufomën ia ka hedhur në pus dhe e ka denoncuar në polici si të zhdukur.
/tvklan.al