Debati është kthyer në Klan me një audiencë rekord këtë herë duke patur në qendër  prokurorinë dhe lidhjet e saj me politikën.

Rruga Durrës-Kukës, çështja e Gërdecit dhe së fundmi ajo e Fazlliç që shkaktuan dhe ndarjen e madhe mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe mazhorancës ishin më të debatuarat në emisionin e djeshëm, “Opinion”.

Komentatorët Artur Zheji, Aleksandër Frangaj, Andrea Stefani, Fahri Balliu debatuan gjatë dhe ashpër mbi aktivitetin e deritanishëm të prokurorisë dhe kryeprokurores së re, Ina Rama.

Në mbrojtje dhe kritike ndaj saj komentatorët së bashku me ministrin Sokol Olldashi dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko renditen dhe shumë detaje të dosjeve të vjetra, por edhe atyre të reja që ndodhen në tryezën e punës së Ina Ramës.

Pandeli Majko dhe Sokol Olldashi nuk i kanë kursyer aspak akuzat, ndërsa ky i fundit ka denoncuar dhe fakte që duhen hetuar sipas tij nga prokuroria.

Sokol Olldashi: “Ne nuk kemi asnjë problem me timin të asnjërës prej dosjeve që u përmendën sot. Ta hetojë prokuroria Damir Fazlliçin, t’i nxjerri ujët e zinj, ta hetojë rrugën Durrës-Kukës, tunelit t’i dali tej për tej, por ta hetojë duke respektuar ligjin”.

Pandeli Majko: “Jemi përsëri përpara një situate që pasi ka provuar dy presidentë, pasi ka provuar dy prokurorë të përgjithshëm e njëjta forcë politike përsëri ankohet se nuk i është plotësuar siç duhet.”

Sokol Olldashi: “Prokuroria kryesisht të nisë hetimin, por vetëm në qoftë se nuk nis hetimi për këto duhet të vijmë prapë në këtë studio dhe ju të tërhiqeni nga të gjitha gjërat”./tvklan.al