Emisioni “Opinion” është shoqëruar nga një debat mes ish-deputetes Oriola Pampuri dhe drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Sipas ish-deputetes nuk ka autoambulanca me aparatura respiratore, që janë të domosdoshme për transportimin e të infektuarve me koronavirus.
Por e menjëhershme ishte përgjigja e drejtorit të Urgjencës Kombëtare. Ai tha se ka ambulanca me aparatura respiratore. Për ta vërtetuar këtë, ai mori në telefon një nga punonjësit për të sjellë në ambientet e Tv Klan, një ambulancë me respiratorë për të vërtetuar që ka të tilla në urgjencë.
Blendi Fevziu: Oriola si është e vërteta ma thuaj ti?
Oriola Pampuri: Shqiptarët sot duhet të dinë që nuk ka autoambulanca me aparatura respiratore.
Skënder Brataj: Nuk është e vërtetë?
Oriola Pampuri: Ku i ke? Sa raste ke nga rrethet që kanë ardhur këtu.
Skënder Brataj: Ta sjell këtu.
Oriola Pampuri: Ti nuk ke ambulanca të sjellësh nga rrethet. Ti s’ke nëpër rrethe, s’ke respiratorë nëpër rrethe?
Skënder Brataj: Ta sjell edhe nga Korça.
Blendi Fevziu: Sille ambulancën tek dera, ta nxjerr unë kamerën.
Oriola Pampuri: spitali infektiv nuk duhet të jetë një spital ku duhet të miksohen pacientët, por duhet të jetë një spital vetëm për pacientët e koronavirusit.
Skënder Brataj: Nuk mund të hidhni poshtë çdo gjë që bëhet. (Pas nxjerr telefonin) Do të shkosh merr dhe Indritin dhe do të marrësh ambulancën me gjithë respiratorët dhe do ta sjellësh tek “Opinioni” tek Klani.
Blendi Fevziu: Sa ambulanca ka Shqipëria?
Oriola Pampuri: Ka në minimalen e mundshme.
Skënder Brataj: Nga kush po të vijnë informacionet…
Oriola Pampuri: Njerëzit të informohen, pajisja e stafit me masa mbrojtëse.
Skënder Brataj: Juve ju thonë, por nuk keni parë gjë.
Oriola Pampuri: Të gjitha këto, pajisja me staf mjekësor, sepse nuk mjafton ky që është.
Skënder Brataj: Ku e dini ju që nuk janë bërë këto gjëra./tvklan.al