Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta herë pas here ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Qarkun e Lezhës.

Për këtë arsye disa fshatra në zonën e Zadrimës dhe Ishull-Lezhë kanë mbetur pa energji.

Gazetari Martin Marku raporton se për rikthimin e energjisë elektrike në terren ndodhen punonjës të OSHEE-së për të riparuar çdo defekt të mundshëm.

Që prej ditës së djeshme edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar, pasi dallgëzimi shkon deri në 8 ballë.

Po ashtu ka rritje të nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga emergjencat civile.

Klan News