Aktori Robert Ndrenika ka replikuar me analistin Andi Bushati për debatin në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Ndrenika akuzon Andi Bushatin për shpifje në një artikull që ky i fundit kishte bërë.

Aktori ka paralajmëruar analistin që të mos përballet me të, dhe në vend të shpifjeve ndaj tij, të vazhdojë të shkruajë artikuj kundër komunizmit.

Replika e aktorit Robert Ndrenika:

PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil përballë deri në 7 metra (se më tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shumë si k analist i shquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha, gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vendlindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim…

/tvklan.al