Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një mesazh në lidhje me vaksinimin nga Robert Ndrenika.

Aktori i madh shqiptar thotë se vaksinimi është akt dashurie. Sipas tij kjo bëhet për të mbrojtur më shumë njerëzit e të jetojnë më gjatë pranë njerëzve të tyre të dashur.

“Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve, jam i bindur se edhe vaksinimi është një akt dashurie për të na mbrojtur ne, e për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit”, shprehet Ndrenika./tvklan.al