Kombëtarja shqiptare U-17, do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut në muajin shtator.
Trajneri Andrea Tedesco do të bëjë debutimin në stolin e kuqezinjve, më 4 shtator, në stadiumin e Vorës. Tekniku italian, kë bërë publike këtë të hënë, listën me 21 lojtarë që do të jenë të grumbulluar për dy miqësoret.
Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Ternana, Olympiacos, Juventus, Genoa, Torino, Paok, Inter, Stuttgart, Sassuolo dhe Tottenham.
Për trajnerin e ri Andrea Tedesco, kjo do të jetë prova e parë përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të luhen në muajin tetor në vendin tonë, ku kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe.
LISTA:

/tvklan.al