Një udhëtim që nisi në një ishull dashurie si në përralla! Ishte padyshim udhëtimi më i bukur që do i ndryshonte jetën çiftit fitues të edicionit të parë të “Love Island Albania’’.

Ueda dhe Arlindi, ishin të ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku zbuluan gjininë e fëmijës. E nëse ende nuk e keni lexuar lajmin, mund ta gjeni këtu: Kur dy bëhen tre! Ueda dhe Arlind zbulojnë mes emocionesh gjininë e foshnjës në emisionin Rudina“.

Gjithsesi, çifti gjithashtu tregoi si përjetuan momentin e ekos, ku kishin dëgjuar edhe rrahjet e zemrës së bebit për herë të parë. Ueda u shpreh se u emocionua shumë, kurse Arlindi tha se nuk ka fjalë pasi është diçka që duhet përjetuar.


Rudina Magjistari: Mirë, juve ekon nuk e kishit bërë në Gjermani. Ne vendosëm që ta bëjmë sot, në Tiranë, për të mësuar pikërisht gjininë e bebit. E di që dhe për juve është surprizë apo jo?

Ueda dhe Arlindi: Po.

Rudina Magjistari: Sepse e kemi organizuar të gjithën në mënyrë të tillë që me stafin tonë, i cili u përkujdes shumë që ju ta bënit vizitën në vendin më të mirë të mundshëm këtu në Tiranë, me doktoreshë Otiljan, gjinekologen, e cila të vizitoi dhe sigurisht përgjigjen e dha në zarf. Zarfi ka qenë i mbyllur dhe zarfin e ka marrë vetëm asistentja jonë, e cila sigurisht, koordinatorja e programit, e cila u kujdes më pas dhe për të realizuar të gjithë surprizën, në mënyrë që dhe brenda tullumbaces, i cili do të shpohet pas pak, të jetë ngjyra e duhur e letrave. Ja tek është momenti i ekos, si ishte ky çast për ty Ueda, ma trego pak.

Ueda: Ishte shumë i bukur, kam bërë eko më përpara, por ishte hera e parë që e bëja për të ditur gjininë e fëmijës. Ishte edhe hera e parë që dëgjova rrahjet e zemrës, u emocionova! Një ndjesi shumë e bukur, edhe çdo herë përpara një ekoje ose një takimi tjetër të merr malli për ta parë.  

Rudina Magjistari: Absolutisht! Arlind po ti si u ndjeve kur dëgjove rrahjet e zemrës?

Arlindi: S’ka fjalë, duhet ta përjetosh vetë. Jam shumë, shumë i lumtur.

Rudina Magjistari: Aty e kupton vërtetë, që aty është një njeri tjetër që po rritet pak nga pak për të ardhur në jetë, edhe për t’u bërë pjesë e jetës tuaj dhe e familjes tuaj. Nuk ka muzikë më të bukur, se të gjitha mamatë e kanë përjetuar këtë moment dhe është moment i jashtëzakonshëm. /tvklan.al