Bllokada e mallrave nga Izraeli që hyjnë në një territor me më shumë se dy milionë palestinezë mes të përpjekjeve për t’i bërë presion Hamasit, vijon ende.

Katari dhe Jordania kanë thënë se Izraeli po synon të imponojë urinë në Gaza duke forcuar rrethimin e saj dhe duke prerë të vetmen linjë të mbetur të energjisë në Gaza.

Nga ana tjetër, Hamasi ka thënë se trupat izraelite janë ende duke pushtuar zonën kufitare midis Gazës dhe Egjiptit, duke penguar ndihmën e jashtme që të arrijë në Gaza, pavarësisht se Izraeli tha se do të largohej nga Korridori i Filadelfit sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Në vazhdën e situatës humanitare, Shefi i Agjencisë së Ndihmës Palestineze të OKB-së në Gaza ka thënë se ekziston rreziku që Gaza të përjetojë një krizë tjetër urie nëse Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmën, duke paralajmëruar se situata po përkeqësohet shpejt.

Komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq ka kërkuar gjithashtu akses të papenguar të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Ndërkaq negociatorët izraelitë ndodhen në Doha të Katarit për një raund të ri bisedimesh mbi armëpushimin në një përpjekje për t’i bërë presion Hamasit që të lirojë pengjet e tij.

Hamasi ka bërë thirrje vazhdimisht për negociata të menjëhershme për fazën tjetër të marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa Izraeli preferon që faza aktuale të zgjatet.

Faza e dytë e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara do të përfshijë një shkëmbim pengje me të burgosur palestinezë, një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza, një armëpushim të përhershëm dhe rihapjen e pikave kufitare për t’i dhënë fund bllokadës.

Klan News