Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nikollë Lesi: Sapo më lajmëruan drejtori i policisë së Tiranës, zoti Albert Dervishi, i cili më njoftoi që kanë vendosur eksploziv në zyrën tënde dhe më bëri disa pyetje, pastaj jam nis menjëherë, siç e patë erdha tani nga Lezha. Unë nuk kam asnjë lloj konflikti përveçse me kryeministrin Fatos Nano, ky është konflikt politik nuk është konflikt privat, nuk mund të hedh asnjë akuzë për momentin pasi s’kam hyrë akoma në zyrë, Më bën përshtypje diçka që, ndofta nxitohem por që do të mundohem ta verifikoj, që jo nga policia, jo nga zoti Albert Dervishi, për të cilin besoj dhe ruj konsideratën, por ndoshta shërbime sekrete kanë hyrë brenda dhe kanë montuar përgjues në gazetën “Koha Jonë”. Akoma është një akuzë e pa verifikuar, dyshoj përderisa nuk ka ndodhur gjë dhe përderisa gjithë punonjësit dhe gazetarët e “Koha Jonë” janë nxjerrë përjashta dhe nuk ka shoqëruar njeri nga kompania “Koha Jonë” policinë, megjithatë them, të mos ngutem në konkluzione, këto janë dyshime paraprake, le t’ia lëmë verifikimeve, por kam të drejtën të dyshoj, se unë nuk kam konflikt me asnjeri përveçse me kryeministrin Nano. Ndofta ka një lidhje mes deklaratës time nesër në prokurorinë e përgjithshme, në komisionin hetimor parlamentar që kam kërkuar deh këtij incidenti të sotëm.”/tvkaln.al