Ky që shihni në foto është Flodian Plaku, i njohur edhe me dy mbiemrat Serjani dhe Mamo nga qyteti i Vlorës.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se është një nga qitësit në vrasjen e shtetasit Gentian Bejtja në mars të 2024 në Larushk të Fushë Krujës.
41-vjeçari që akuzohet nga Prokuroria se bashkëpunoi me Edison Haxhiun dhe Ilir Beqarajn në këtë ngjarje, dyshohet se është larguar jashtë vendit disa kohë më parë dhe biletat janë prerë në një agjenci udhëtimi në Lezhë.
Në këtë agjenci, Policia me vendim gjykate ushtroi kontrolle dhe sekuestroi një kompjuter dhe disa dokumente. Gjithashtu për arrestimin e tij gjatë këtyre ditëve janë bërë kontrolle edhe në Vlorë.
Burime tha se 41-vjeçari është identifikuar si një nga autorët nga përputhshmëri e një materiali biologjik të gjetur në makinën me të cilën autorët u larguan nga vendi ku dogjën makinën e atentatit.
Tv Klan