Tirana ashtu sikurse tashmë është bërë traditë çdo 14 Mars mirëpret mes aktivitetesh të shumta Ditën e Verës. Mijëra qytetarë mblidhen në qendër të Tiranës për të ndjekur nga afër koncertet apo organizimet e ndryshme, por një tjetër destinacion në këtë ditë është edhe Liqeni Artificial.
Gazetarja e “Aldo Morning Show” raporton se shumë vajza të veshura me taka shumë të larta janë parë duke festuar dhe një ndër ta edhe është rrëzuar dhe ka përfunduar në spital.
“Ka qenë shoku i saj ai i cili e ka ndihmuar duke e marrë në krahë për ta çuar në makinë dhe më pas drejt spitalit pasi vajza e kishte të pamundur të të ecte”, raporton gazetarja.
/tvklan.al