Morëm ndihmë të specializuar për t’i shpjeguar vajzës ndarjen

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte aktorja dhe njëkohësisht moderatorja e njohur Rudina Dembacaj. Ajo për herë të parë ka folur për ndarjen nga babai i vajzës së saj, por edhe për lidhjen e re me Mark Frrokun.

Rudina pas ndarjes ka konfirmuar që kanë mbetur miq me ish-bashkëshortin. Madje në një postim në Instastory hodhi një foto me Aleksin, ku shkruante: Aleksi çun beqar.

Ata kanë festuar ditëlindjen e vajzës, në 28 Dhjetor dhe kanë postuar një foto sëbashku së bashku me një urim për ditën e lindjes së vogëlushes së tyre. Për t’i treguar vajzës Viktoria lajmin e ndarjes së tyre, ata morën ndihmë të specializuar, sesi duhet t’ia sqaronin këtë gjë.

E rëndësishme është që Viktoria nuk ka ndjerë absoliutisht asgjë për keq, se unë dhe babai i saj kemi marrë ndihmë të specializuar sesi duhet t’ia sqaronim vajzës këtë gjë, si duhet t’ia shpjegonim. Si prindër të rinj dhe totalisht të investuar pas dashurisë së vajzës tonë morëm ndihmë të specializuar nga psikologë. Ne jemi shumë krenarë të dy, që Viktoria hyn në njerëzit shumë të lumtur dhe në çdo mbledhje me psikologen e kopshtit, ajo thotë që Viktoria nuk ka ndjerë absolutisht asgjë, sepse ka dashurinë e të dyve. Dhe ne jemi informuar për ta sqaruar divorcin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Viktoria nuk ka ndjerë asnjë ditë trishtim. Për ne kjo është fitorja më e madhe”.

Ajo më tej shton se ish-bashkëshorti është një baba i mrekullueshëm dhe ajo do i dojë gjithmonë të mirën.

Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq”./tvklan.al