Bayern Munich ka humbur shërbimet e Jamal Musiala, për ndeshjen e radhës ndaj Eintracht Frankfurt.

Fantazisti gjerman, ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Vincent Kompany.

Bëhet fjalë për një problem në ije dhe ende nuk dihet për sa kohë do të mungojë. Musiala gjithashtu do të humbasë edhe dy ndeshjet e Gjermanisë, në Ligën e Kombeve ndaj Bosnjës dhe Holandës.

21-vjeçari ishte pjesë e listës së Julian Nagelsmann, por nuk do të grumbullohet, me trajnerin që duhet të bëjë një tjetër zgjedhje. /tvklan.al