“Së shpejti marrëveshje për detin, në Hagë shkojmë pas 25 Prillit”
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka dhënë detaje nga vizita në Athinë e Kryeministrit Edi Rama, gjatë një intervistë për të përditshmen vendase Kathimerini.
Në intervistë, Dendias shprehet se projektligji për zgjerimin me 12 milje detare të ujërave territoriale është depozituar në parlament dhe pritet të miratohet shumë shpejt. Për zgjerimin në Jon, kryediplomati grek sqaron se rekursi në Gjykatën e Hagës pritet të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri.
“Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, besoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në Prill”.
Dendias thotë se duke marrë si shembull metodologjinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje me Shqipërinë, mbi bazën e ligjeve ndërkombëtar, në të njëjtën mënyrë të arrihet në një marrëveshje edhe me Turqinë. Ministri i jashtëm grek citon kryeministrin Rama që pranon se Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të njëanshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ndaj sipas tij, asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë e qa më tepër të kërcënojë me luftë.
Tv Klan