Gjykata e Posaçme gjeti fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen, duke e dënuar sipas kërkesës së SPAK me 1 vit e 6 muaj burg.
Gjithashtu gjykata konvertoi dënimin me burg në 2 vite paraqitje në shërbimin e provës.
SPAK hetoi pasurinë e Tushes pasi e mori atë fillimisht të pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Tv Klan