Pas dy seancave mungesë për shkaqe shëndetësore Hashim Thaçi është kthyer në sallën e gjykimeve në Gjykatën Speciale të Hagës. Në seancën e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka nisur për dhënë dëshminë e tij ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara. Tara i cili gjatë luftës kishte nofkën “Komandant Hoxha”, pasi bëri betimin solemn, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me parregullsitë siç ka thënë të kësaj gjykate.

Seanca e së hënës u përcoll me tensione. Tara ka kërkuar që të shfaqet një deklaratë e vitit 2019, të një interviste 32 orëshe, që ka thënë se kurrë nuk i është treguar, që nuk e ka nënshkruar, për të cilin pyetej nga prokurorja.

Sipas tij ky dokument e ka paraqitur atë si tradhtar dhe e ka rrezikuar atë dhe 10 anëtarë të familjes së tij. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka rreth 5 vjet që në gjykatën speciale  po përballen me aktakuza për krime lufte.

Tv Klan