Stomatologët japonezë kanë zbuluar një mënyrë si të rrisin dhëmbët te kafshët dhe testi te njerëzit është veç disa muaj larg.
Shumicës së njerëzve iu dalin dhëmbët e parë kur janë rreth 6-muajsh dhe më pas zëvendësohen rreth moshës 6-vjeçare.
Por Katsu Takahashi i cili drejton departamentin e kirurgjisë dentare në Medical Research Institute Kitano Hospital dhe ekipi i tij po shpresojnë se kushdo në botë mund të ketë një buzëqeshje të bukur përmes rritjes së dhëmbëve që mungojnë.
Ata kanë shpikur një drogë që mundësoi rritjen e dhëmbëve te minjtë dhe nuselalat, testimi i të cilit te njerëzit do të nisë në shtator. Në të do të marrin pjesë 30 meshkuj të moshave 30-64 vjeç që nuk kanë të paktën njërin dhëmb.
Ilaçi çaktivizon proteinën USAG-1 që ndalon rritjen e dhëmbit. Kështu do të dalë një dhëmb i ri si dhe do të forcohet kocka në atë ekzistues.
Testimi te kafshët u krye edhe te langonjtë, por rezultatet nuk janë publikuar ende. Në testet e kryera te nuselalat dhe minjtë nuk pati efekte anësore.
Nëse eksperimenti rezulton i saktë, kërkuesit duan që ilaçi të aplikohet te pacientët e moshave 2-7 vjeç që u mungojnë të paktën 4 dhëmbë për shkak të një çrregullimi. Më pas ata duan që të përqendrohen te personat që s’kanë 1-5 dhëmbë si pasojë e faktorëve mjedisorë./tvklan.al