Sëmundja e mishit të dhëmbëve (periodontiti) shoqërohet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Shëndeti i dobët i dhëmbëve rrit rrezikun e një infeksioni bakterial në qarkullimin e gjakut, i cili mund të ndikojë në valvulat e zemrës. Shëndeti oral mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm nëse keni valvula artificiale në zemrës.
Mbajtja e dhëmbëve tuaj të shëndetshëm është thelbësore, por po aq e rëndësishme është se problemet në gojën tuaj mund paralajmërojnë edhe çështjeve të tjera shëndetësore. Ju duhet të kujdeseni për dhëmbët tuaj për të ruajtur një shëndet të mirë, veçanërisht për të zvogëluar rrezikun e problemeve të dhëmbëve. Disa shenja kryesore në gojë paralajmërojnë edhe sëmundje të mundshme të zemrës.
Sipas studimeve, një infeksioni i dhëmbëve të pa trajtuar mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës deri në 2.7 herë. Kjo është për shkak të infeksionit që hyn në qarkullimin e gjakut dhe udhëton për në zemër. Infeksionet e dhëmbëve (të tilla si abceset e dhëmbëve) mund të udhëtojnë në tru (sidomos dhëmbët e nofullës së sipërme-maksilare) për shkak të afërsisë së rrënjëve të dhëmbëve me këtë zonë. Kjo është arsyeja pse trajtimi në kohë i infeksioneve të dhëmbëve është kaq i rëndësishëm.
Infeksionet e dhëmbëve gjithashtu mund të shkaktojnë rrahje zemre pasi trupi po lufton për të kontrolluar infeksionin. Vetë problemet e zemrës mund të shkaktojnë dhimbje në zona të ndryshme. Problemet e zemrës mund të shkaktojnë dhimbje të krahut, gjoksit, dhimbje koke dhe dhimbje dhëmbi.
Me kalimin e viteve, shumë studime kanë zbuluar se njerëzit me sëmundje të mishit të dhëmbëve kanë më shumë të ngjarë të kenë një shëndet të dobët të zemrës, përfshirë sulmet në zemër.
Kur bëhet fjalë për sëmundjen e mishit të dhëmbëve dhe rreziqet shëndetësore, Dr Marques paralajmëroi: Nëse nuk trajtohet, sëmundja e mishit të dhëmbëve (ose periodontiti) mund të rrisë rrezikun e shëndetit tuaj të përgjithshëm duke përfshirë sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin dhe madje edhe çmendurinë. Kjo ndodh për shkak të baktereve të dëmshme të gojës ose infeksionit që hyn në qarkullimin e gjakut dhe ndikon në trup.
Për shëndetin oral, Dr Marques jep këshillat e tij kryesore që përfshijnë:
-Mbani një konsum të ulët sheqeri (pasi bakteret e dëmshme të gojës ushqehen me sheqer)
-Pastrimi i dhëmvëve dy herë në ditë. Pastrim i mirë për dy deri në tre minuta është i mjaftueshëm për të hequr pllakat dhe bakteret.
-Shkoni tek dentisti të paktën çdo gjashtë muaj (ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të shkoni çdo tre ose katër muaj nëse keni prishje të dhëmbëve ose sëmundje të mishit të dhëmbëve).
-Në shtëpi, shpëlarja me ujit të ngrohtë e me kripë ndihmon në largimin e baktereve. /tvklan.al