Një 44-vjeçar ka arritur t’i shpëtojë mrekullisht sulmit të një krokodili. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Mark Ridge kishte shkuar për të notuar në një liqen në Queensland të Australisë, por u sulmua nga një zvarranik 1.9 metra i gjatë që për pak sa nuk ia çau kafkën.

Siç dallohet në foto, 44-vjeçari është prerë në kokë, fytyrë, shpatulla dhe duar pasi krokodili i vuri dhëmbët në kokë. Ridge është një notar me eksperiencë dhe arriti që të shpëtonte.

Ai u dërgua menjëherë në spital. Vajza e 44-vjeçarit ka treguar se babai i saj ka dhimbje, por do të bëhet mirë. “Kur erdhi ishte shumë i qetë dhe ishin të qarta shenjat në kokë”, tregoi një nga mjekët e urgjencës./tvklan.al