Ka filluar një trend i ri i përdoruesve të TikTok, që po ndajnë përvojën e tyre me dhëmbët në kërkim të buzëqeshjes së përsosur.
Përdorues në mosha të reja po nxjerrin procesin e përgatitjes së dhëmbëve për mbushje apo kurora, edhe pse nuk kanë ndonjë problem me dhëmbët. Këtu përfshihen edhe njerëz me lima thonjsh në duar duke tentuar të drejtojnë vetë dhëmbët e tyre.
Gjithë ky trend për një buzëqeshje perfekte ka ardhur nga yjet e internetit.
Tani trendi në TikTok tregon njerëz që fillimisht shfaqin “dhëmbët peshkaqen” e me pas dhëmbët perfekt me kurorë ose mbushje.
Dentistët po vazhdojnë të bëjnë thirrje për të rinjtë që të hulumtojnë mirë para se të nisin këtë proces, duke thënë se ”të vendosësh kurora apo mbushje në dhëmbë pa pasur nevojë në një moshë të re, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të dhëmbëve.”
Para pak kohe u bë i njohur edhe trendi i larjes së dhëmbëve direkt me zbardhues. Një trend mjaft i rrezikshëm që jep rezultate mahnitëse, ku zbardhuesi përdorej me një kunj pambuku mbi dhëmbin, por kjo gjë që mund të shkaktonte djegie dhe dëmtim të plotë dhëmbit apo gojës.
Duket se ndikuesit në internet e në veçanti përdoruesit e TikTok, janë në gjendje të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre për një pamje perfekte./tvklan.al