Pavarësisht vendimit të Sekretariat të Etikës për t’i përjashtuar, deputetët e opozitës duken të bindur të qëndrojnë në dyert e Kuvendit derisa Garda t’i lejojë të hyjnë për të marrë pjesë në seancë plenare.
Në një prononcim për Klan News, deputetët e opozitës janë të revoltuar dhe thonë se nuk kanë skenar teksa shtojnë se duan të hyjnë në Parlament pasi sipas tyre nuk kanë bërë asgjë të gabuar për t’u përjashtuar nga punimet e Kuvendit.
Enkel Xhangoli: Si është skenari?
Bledion Nallbati: Ne do të hyjmë në Parlament.
Dashnor Sula: Ne nuk kemi skenar, ne do të hyjmë në Parlament, nuk kemi skenar. Çfarë kemi bërë njëherë?
Enkel Xhangoli: A do të përplaseni me Gardën?
Bledion Nallbati: Po çfarë pune kemi ne të përplasemi me Gardën? Garda ka për detyrë të hapë derën dhe të hyjmë brenda.
Asllan Dogjani: Skenarët i bën Edi Rama.
Bledion Nallbati: Ne do të rrijmë dhe këtu me Gardën bashkë me këta të tjerët që pretendojnë të hyjnë në Parlament.
Dashnor Sula: Ne na ka dënuar me nga 40 ditë, çfarë kemi bërë ne? E paligjshme totalisht, se merr urdhra Klodi Bushka, kjo ëhstë turp,.
Enkel Xhangoli: Aksioni do të vazhdojë?
Dashnor Sula: Ne do të hyjmë brenda. Përmbushim detyrat tona.
Saimir Korreshi: Ne kemi ankimuar në Byro, vendimi akoma nuk ka marrë formë të prerë.
Kujtojmë se 24 deputetë të opozitës janë përjashtuar për shkak të veprimeve të dhunshme dhe kaosit të shkakatuar në seancën plenare të ditës së hënë./tvklan.al