Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Katër orë ka zgjatur seanca e marrjes në pyetje në prokurori e deputetit Nikollë Lesi mbi provat që ai ka për trafikun e armëve mbi bazën e një bisede të përgjuar mes Nnaos dhe Abdiut. Zoti Lesi ka deklaruar përpara seancës se me provat që do të depozitojë, Nano duhet të arrestohet.

Nikollë Lesi: “Pas dorëzimit të kësaj dosje, zoti Nano duhet të arrestohet.”

Ndërkohë që edhe sot, zoti Lesi ka përsëritur anshmërinë e prokurorisë dhe ka insistuar në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar në këtë çështje.

Nikollë Lesi: “Po vijë tek pala e kryeministrit Nano, pasi zoti Nano ka deklaruar që unë dhe drejtësia jemi një dhe Nikollë Lesi është përballë. Pra që në këtë moment, zoti Nano e ka kompromentuar pavarësinë e gjykatës veç prokurorisë, pra të drejtësisë. Ai e ka kompromentuar pasi kryeministri duhet të vinte siç vijë unë sot në prokurori, të vinte dhe ai dhe jo të kërkonte dhe të thërriste prokurorët për të dëshmuar në zyrën e tij. Unë kam kërkuar dhe insistoj, që të ketë komision hetimor parlamentar, pasi do të ketë edhe dokumente të tjera, pasi një komision mund të hetojë në mënyrë të paanshme zotin Nano, mua dhe drejtësinë në këtë rast.”/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu