Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, thotë se tërmeti 5.1 ballësh i së shtunës ka dëmtuar shumë banesa në Burrel, Bulqizë dhe Klos.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çupi thotë se banorët janë trembur dhe disa edhe në qiell të hapur. Deputetja e PD-së kërkon angazhim urgjent të autoriteteve për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetësuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat. Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur. Ka dëme në dhjetëra banesa në bashkitë Klos, Mat e Bulqizë. Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve. Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njësive Vendore përgjegjëse, kërkova që strukturat e këtyre institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet çdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje

”, tha Çupi.

Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e së shtunës u ndjenë në shumë qytete shqiptare si dhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. /tvklan.al