Derbi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, mes Shkupit dhe Shkëndijës nuk prodhoi fitues.

Dy ekipet ndanë nga një pikë, pas barazimit 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për bardheblutë, ndërsa ajo e dyta për tetovarët.

Kanda i dha avantazhin Shkupit në minutën e 45-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium.

Fraksioni i dytë i lojës, pa Shkëndijën më kërkuese dhe në minutën e 60-të, Klinsman Cake, barazoi shifrat.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me ekipet që ndanë nga një pikë mes tyre.

Pas kësaj ndeshje, Shkëndija mban vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Shkupi renditet i shtati me 5 pikë. /tvklan.al