Trajneri i Francës Didier Deschamps tha se skuadra e tij nuk ishte immune karshi kontekstit të rëndë për ndeshjen e radhës kundër Izraelit, pas përplasjeve të ashpra midis vendasve dhe tifozëve të izraelitë në Amsterdam më 7 nëntor. Autoritetet e kanë shtuar sigurinë në Paris përpara takimit të Liges së Kombeve, midis gjelave dhe përfaqësueses izraelite mbrëmjen e së enjtes, me qëllim për të shmangur përplasjet si në kryeqytetin holandez.

Ndeshja e Ligës së Kombeve në ‘Stade de France’ vjen në një moment të vështirë, me marrëdhëniet diplomatike midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderit izraelit Benjamin Netanyahu të tensionuara nga lufta e Izraelit në Gaza.

Trajerni Didier Deschamps tregon për përgatitjet përpara takimit.

“Ne po sigurohemi që të përgatitemi për këtë ndeshje sa më normalisht të jetë e mundur. Por padyshim, në të gjithë ekipin francez, askush nuk mund të jetë imun ndaj kontekstit, i cili është i rëndë. Unë nuk flas me lojtarët për këtë. E kutpueshme që kjo ka pasoja kur bëhet fjalë për numrin e tifozëve të pranishëm dhe gjithçka në lidhje me këtë. Ne do të sigurohemi që të mbetet një ndeshje futbolli pavarësisht gjithçkaje. Pres një ndeshje të vështirë, pasi e di se Izraeli nuk do të heqë dorë lehtë!”

Për këtë ndeshje nuk do të jetë i pranishëm kapiteni Kylian Mbappe. Rreth 4,000 policë do të jenë të angazhuar për të vendosur rregullin në stadium, si edhe jashtë tij. Vetëm flamujt e Francës dhe Izraelit do të lejohen brenda impiantit, ndërsa në këtë takim do të marrë pjesë edhe presidenti Emanuel Macron në shenjë solidariteti.

Klan News