Edhe pse po i afrohet ditëlindjes së tij të 56-të, Didier Deschamps vazhdon të kryejë një ushtrim fizik që shumë prej lojtarëve të ekipit francez do ta konsideronin të pamundur.
Trajneri i kombëtares franceze ushtron aktivitete të vështira fizike. Një ndër to është edhe qëndrimi shtrirë për një orë, mbështetur mbi bërryla.
“Qëndroj disa orë çdo ditë në pozicionin që shërben për të bërë pompa. Madje jam pak i fiksuar në këtë aspekt”, tha trajneri për RMC Sport.
“Gjatë kësaj periudhe as nuk pushoj. Ushtrohem duke dëgjuar muzikë që më ndihmon të qetësohem sepse zakonisht ka shumë njerëz në kokën time, flas shpesh me ta”, u shpreh ai duke qeshur.
“Mendoj vazhdimisht dhe tani jam mësuar. Në fakt, ky lloj ushtrimi është pak ekstrem. Gruaja ime u thotë gjithmonë njerëzve: ‘Kur Deschamps bën ca gjëra, është disi ekstrem’. Por kjo mënyrë ka ushtruar trupin dhe mendjen time”
“Edhe lojtarët e mi më komplimentojnë? S’jam shumë i sigurt. Më duhet t’i pyes. Kur unë luaja, s’mund të bëja ushtrimet që bëj tani. Kisha kritere për aspekte të tjera të trupit tim. Tani kjo lloj stërvitjeje është më shumë sfidë dhe kënaqësi. Nëse do të ishte thjesht për të torturuar veten, nuk do ta bëja”, tha Deschamps./tvklan.al