Zinedine Zidane është më afër se kurrë për të bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Me largimin e Didier Deschamps shanset që ish-mesfushori të marrë drejtimin e Francës janë të larta tashmë. Pas shumë vitesh pritje, legjenda e futbollit botëror mund të bëhet trajneri i ardhshëm i “Gjelat”, një pozicion që e ka dëshiruar gjithmonë, por që nuk e ka marrë deri më tani. Sipas mediave franceze, negociatat mes Zidane dhe Federatës së Futbollit kanë nisur, duke përforcuar mundësinë e ardhjes së tij.
Ai ka luajtur për Francën, ku është shquar për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë. Zidane luajti për Francën në dy Kupa Bote, duke fituar turneun në vitin 1998, dhe gjithashtu fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2000. Në vitin 2006, ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar me një tjetër ndeshje të paharrueshme në Kupën e Botës, edhe pse Franca humbi në finale ndaj Italisë.
Ai gjithashtu ka fituar shumë çmime individuale, përfshirë Topin e Artë. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Zidane mori një rol të rëndësishëm si trajner, duke udhëhequr Real Madridin në periudha të suksesshme, ku fitoi disa tituj të mëdhenj, duke përfshirë tre Champions League radhazi. Debutimi i tij në krye të Francës do ndodh vetëm pas Kupës së Botës 2026, periudhë ku edhe Deschamps do i japë fund aventurës si trajner i kësaj kombëtareje.
Klan News