Kanë kaluar më shumë se një muaj nga zgjedhjet parlamentare italiane, që nxorrën në hije klasën e vjetër politike. Por të vjetrit po bëhen shkak për mosmarrëveshjet mes të rinjve.
Qendra e djathtë nën drejtimin e Lega Nord nuk gjeti gjuhën e përbashkët me lëvizjen 5 Yjet. Luixhi Di Maio drejtues i 5 Yjeve, kërkon një qeveri të ndryshimit, ku Silvio Berluskoni të mos ketë më ndikim. Di Maio i kërkoi Mateo Salvinit të Lega Nord të shkëputet nga koalicioni i qendrës së djathtë për të bashkëqeverisur me të.
Por Mateo Salvini preferon t’i qëndrojë besnik marrëveshjes parazgjedhore me Silvio Berluskonin. Dhe për t’i treguar Di Maios se zëri i tij është i fuqishëm në qendrën e djathtë, dhuroi spektakël kur Salvini fliste para mediave, duke shoqëruar fjalën e tij me gjeste komike.
Presidenti Serxho Matarela tha se politika italiane është në ngërç. Ai shpreson në formimin e qeverisë së re, por vendimin përfundimtar do ta japë brenda pak ditësh. Nuk përjashtohet mundësia për zgjedhje të reja.
Tv Klan