Prokuroria italiane i kërkoi sot gjykatës të dënojë me 6 vite burg zëvendëskryeministrin Mateo Salvini.
Ai akuzohet se në 2019-ën si ministër i Brendshëm nuk lejoi zbarkimin në brigjet e Lampeduzës të një anijeje që mbante 147 emigrantë.
Në seancën e komunikimit të akuzës që zgjati 7 orë, prokuroria tha se Salvini nuk ka vepruar në përputhje me ligjin.
Vetë kreu i Lega Nord u shpreh në një video të publikuar në rrjetet sociale se kishte mbrojtur vendin e tij.
Në krah të tij doli menjëherë edhe kryeministrja Giorgia Meloni.
Tv Klan