Kalimi, vetëm me autorizim nga autoritetet greke

Prej mëngjesit të kësaj të marte, autoritetet e kufirit dhe migracionit mbyllën plotësisht kufirin me Greqinë, duke pezulluar të gjitha lëvizjet ndërkufitare të qytetarëve nga Greqia dhe anasjelltas.

Të painformuar për këtë vendim, një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që po ktheheshin nga Greqia kanë mbetur të bllokuar në tokën neutrale, për disa orë.

Çdo ditë nga pika doganore e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri rreth 200 shtetas shqiptarë. Policia shqiptare thotë se lejohen të kalojnë vetëm ata që kanë autorizim nga policia e vendit fqinj për të lënë Greqinë.

Tv Klan