Futbollistët përleshen në fushën e lojës
Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Sfida Bylis-Laçi pati përleshje mes lojtarëve në pjesën e dytë të saj. Sulmuesi kurbinasve Kyrian Nwabueze goditi me grusht një nga kundërshtarët dhe në pak çaste fusha u kthye në arenë boksi. Në sherr u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, ndërsa ndihmëstrajneri i Bylisit, Bekim Kuli u pa i gjakosur.
Pasi u qetësua situata arbitri përjashtoi nga loja Nwabueze e lojtarin e mallakastriotëve Carkanji. Komisioni i Disiplinës pritet të shprehet për këtë rast dhune. Ndeshja e luajtur këtë të shtunë në Ballsh përfundoi me fitoren 1-0 të Laçit. Vllaznia u kthye të suksesi pas 3 javësh. Skuadra shkodrane mundi Apoloninë me rezultatin 1-0.
Kjo fitore mban Vllazninë 6 pikë larg nga Partizani që mundi 3-0 Kastriotin. Të gjithë golat u realizuan në pjesën e dytë. Kukësi i shkaktoi humbje në shtëpi Tiranës. Skuadra e Josës mundi 2-0 atë të Shehit. Të premten Teuta fitoi po 2-0 me Skënderbeun në sfidën që hapi javën e 19 të Superligës.
Tv Klan