“Gëzuar Pavarësinë!”
Kështu e nisi konferencën para ndeshjes me Bylisin trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. Gjermani kërkon që të marrin më të mirën në këtë sfidë të vështirë dhe që nuk i ngjan asaj të fazës së parë e fituar 2 – 0 nga shkodranët.
Menjëherë pas atij takimi, mallakastriotët ndryshuan trajner duke emërauar Nevil Deden në vend të Emanuel Egbosë.
“Duhet me kuptuar që është një ndeshje ndryshe nga ajo e zhvilluar fazën e kaluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Ata kanë marrë një trajner me shumë përvojë në kampionat dhe që di ta përgatisë ekipin. Ne duhet të jemi të pargatitur për këtë sfidë, por kemi cilësitë tona, mënyrën tonë të lojës. Të tregohemi të ekulibruar si në sulm dhe në mbrojtje.”
Sfida e ekstremeve të klasifikimit Bylis – Vllaznia do të hapë të premten javën e 15 të Supriores që do të kulmojë të dielën me derbin e kryeqytetit Tirana – Partizani.
Tv Klan