Sipas ekspertëve, vera është sezoni më i mirë për të humbur peshë. Gjatë verës marrim më shumë rreze dielli, që do të thotë se marrim më shumë vitaminë D, e cila shpesh është e lidhur me humbjen e peshës.
Por për të patur rezultate efikase duhet të keni parasysh disa elementë:
Konsumoni lëngje
Ndryshe nga stina e dimrit ku është e vështirë të konsumoni shumë ujë, vera iu jep arsye të mjaftueshme për të qëndruar të hidratuar. Uji është thelbësor pasi ndihmon në kryerjen e proceseve themelore kimike në trup. Përveç konsumimit të ujit këshillohet të përdorni pije të tjera hidratuese si ujë kokosi ose lëng portokalli. Gjithashtu nëse ndjeheni të uritur edhe pasi keni ngrënë ushqim, pini një gotë ujë dhe menjëherë ndjesia e urisë do largohet.
Përdorni fruta dhe perime
Sezoni veror ofron një larmi frutash dhe perimesh. Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë dhe ndikojnë në humbjen e peshës. Këshillohet të konsumoni pjepër dhe shalqi, pasi janë të ulët në kalori dhe me shumë vlera ushqyese.
Kosi
Dieta juaj e verës sipas ekspertëve duhet patjetër të përfshijë kosin. Ai është i mirë sepse ndihmon në proçesin e tretjes dhe kontribuon për një shëndet të mirë të zorrës. Kosi gjithashtu është një burim i mirë i proteinave, vitaminës D dhe kalciumit.
Konsumoni darkë të lehtë
Eksperët këshillojnë që darka gjithmonë duhet të jetë e lehtë. Kjo për shkak se në mbrëmje kur aktiviteti mungon metabolizmi ynë zvogëlon aftësinë e tij për të tretur ushqimin. Tretja e dobët pengon humbjen në peshë.
Shmangni ushqimet e skuqura
Këshillohet të shmangni ushqimet e skuqura dhe me shumë yndyrë gjatë stinës së verës. Ato janë të vështira për t’u tretur dhe shtojnë kalori shtesë trupit tuaj./tvklan.al