Dinamo fiton derbin dhe merr kreun e Superligës shqiptare. Nëndetësja blu triumfoi 2-1 ndaj Tiranës për t’u ngjitur në vendin e parë të renditjes.

Një ish i kësaj sfide si Klevi Qefalija zhbllokoi takimin. Pak minuta më pas ishte Nani ai që shënoi për Dinamon.

Tirana ngushtoi diferencat me anë të Ndrecës, gol i cili shërben vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, por edhe duke përfituar nga hapi fals i Partizanit, Dinamo ngjitet në krye me 31 pikë.

Kuotë e njëjtë me Vllazninë që nga ana e saj fitoi po 2-1 ndaj Laçit. Ndërkaq, Partizani barazoi 2-2 me Elbasanin dhe mbetet i treti me 30 pikë.

Tashmë ngjallen shpresat për Egnatian, pasi me një fitore ndaj Teutës dhe ngjitej e vetme në krye të renditjes.

Klan News