Dior nderon një ndër fotografët më të mëdhenj të modës. Një ekspozitë ekskluzive do të qëndrojë e hapur deri ne 4 Maj 2025 në Galeritë Dior të Parisit për imazhin krijues të Peter Lindbergh. Konsiderohet më kinemagrafiku ndër fotografët e modës dhe luksit, dhe krijmtaria e tij, prej 100 imazhesh që kanë bërë historinë, e që objekt kanë femrën-zonjë siç duhet të jetë.

Fotot janë shkrepur në 30 vite mes 1988-2018, dhe Lindbergh shprehej që ‘Objekti im i preferuar janë grate, dhe t’i ndjekësh nga sa më afër të jetë e mundur, nxjerr në pah shprehitë që afirmojnë të vërtetën personale, botën, elegancë, fisnikërinë, hijeshinë, dashurinë, misterin, emocionin.’

Peter Lindbergh lindi në 1944 në Poloni, dhe prej vitit 1973 hapi studion e tij të parë në Paris duke u kthyer një ndër fotografët më të famshëm e të kërkuar nga shtëpitë e modës dhe market e luksit me të rëndësishme në botë.

Një udhëtim mes shkrepjeve madhështore të momenteve, veshjeve që përqafojnë feminilitetin dhe silouetat e imagjinuara nga Christian Dior, Ives Saint Laurent, Giangranco Ferre, chanel, John Galliano.

Retrospektiva sjell foto legjendare, të faqeve të para të revistave të modës ndër vite, kontraste të rrugëve të Neë York e sfonde perfekte për emocione të papritura, duke e mitizuar edhe më shumë Modën e Lartë dhe Figurën Femërore të veshur me Hijeshi e Class të kohërave të tjera.

Klan News