Një diplomat iranian dhe tre persona të tjerë nga Irani janë gjykuar të premten në Belgjikë për një atentat terrorist në Francë, në vitin 2018.
Prokurorët belgë akuzojnë diplomatin Iranian Assadolah Assadi dhe tre të tjerë për komplot ndaj një tubimi të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit me bazë në Paris, ku fjalimi kryesor i tubimit ishte mbajtur nga Rudy Giuliani, avokat i Presidentit të SHBA Donald Trump.
Autoritetet kanë bërë të ditur se sulmi i planifikuar ishte penguar nga një operacion i koordinuar midis shërbimeve të sigurisë franceze, gjermane dhe belge.
Zyrtarët francezë kanë thënë se Assadi është përgjegjës i inteligjencës së Iranit në Evropën Jugore dhe po vepronte me urdhër nga Teherani. Ndërsa, Republika Islamike ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat, duke i quajtur pretendimet për sulm një mashtrim nga Këshillit Kombëtar i Rezistencës së Iranit.
Sipas një dokumenti të policisë të zbuluar nga Reuters, Assadi në gjyq ka paralajmëruar autoritetet për një hakmarrje të mundshme nga grupe të paidentifikuara nëse ai do të shpallet fajtor,
Ndërsa, dy nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Assadit janë kapur me eksploziv dhe janë arrestuar në Belgjikë. Avokatët e tyre janë deklaruar të premten se asnjëri nuk kishte ndonjë qëllim për të vrarë dikë./tvklan.al