Sulmuesi shqiptar i New England Revolution, Giacomo Vrioni pritet të transferohet në Europë. Klubi nga boston duket se ka një marrëveshje me belgët e Charleroi. Kjo mund të rezultojë një lëvizje e volitshme për të dy palët. Vrioni afrohet me Kombëtaren Shqiptare dhe klubi amerikan kursen në buxhetin e pagave të futbollistëve.

Amerikanët prisnin më shumë nga vrioni si një lojtar me përvojë në klube europiane. Sigurisht, ai kishte momentet e tij të shkëlqimit, por më shpesh, ai dukej sikur po luftonte për të gjetur ritmin e tij në fushë. Madje, mediat amerikane shkruajnë se edhe me skuadrën nuk e gjeti atmosferën e dukur.

Kështu që për Vrionin, një lëvizje tek Charleroi mund të jetë pikërisht ajo që nevojitet. Duke u kthyer në Evropë, veçanërisht në një ligë që është më pak kërkuese se Serie A Italiane, mund t’i japë atij më shumë frymëmarrje dhe mundësinë për të rizbuluar formën e tij më të mirë. Ndoshta edhe rikthimin në kombëtaren kuqezi.

Tv Klan